Brenda 5 ditëve në ushtrime do të përfshihen 872 trupa, të cilat do të përfaqësojnë njësitë elite të 18 vendeve - Australisë, Indisë, Kinës, Zelandës së Re, Rusisë, SHBA-së, Koresë së Jugut, Japonisë, si dhe vendeve të bllokut që përfaqëson Shoqaten e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Marrëveshja mbi zhvillimin e këtyre manovrave u arrit në Samitin e përbashkët të ministrave të mbrojtjes të ASEAN me partnerët në bazë të dialogut, i cili u mbajt në fund të gushtit në Brunei.