Ndërkohë John Kerry vuri në dukje se Bashar Al-Assad nuk ka ndërmend të transferojë armët kimike dhe të sigurojë transparencë të plotë. "Sigurisht, ai mund t’i dorëzojë komunitetit ndërkombëtar të gjitha armët e veta kimike gjatë javës së ardhshme - t’i japë ato të gjitha menjëherë dhe të sigurojë transparencë të plotë, por ai nuk ka ndërmend të bëjë diçka të tillë", - deklaroi John Kerry, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë mund të bëjë qeveria e Presidentit Bashar Al-Assad për të parandaluar goditjen.