Më parë, një sistem të ngjashëm Izraeli e dislokoi pranë Tel Avivit. Sipas vëzhguesve, sistemi ka për qëllim të sprapsë një sulm të mundshëm nga Siria, i cili nuk përjashtohet në rast se Shtetet e Bashkuara do të bombardojnë Sirinë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu pati deklaruar më parë se Izraeli nuk do të marrë pjesë në luftën kundër Sirisë, por do të përgjigjet me forcë ndaj çdo sulmi mbi territorin izraelit.