"A do ta ndihmojmë ne vallë Sirinë? Po, do ta mbihmojmë", - tha ai ditën e premte në një konferencë shtypi në bazë të përfundimeve të Samitit "G-20", duke iu përgjigjur pyetjes përkatëse. "Dhe tani ne e ndihmojmë Sirinë, ne furnizojmë atje armë, bashkëpunojmë në sferën ekonomike, shpresoj, që të ketë më shumë bashkëpunim në sferën humanitare", - shtoi Presidenti.

Sipas mendimit të Vladimir Putin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera, duke nisur një operacion ushtarak në Siri, e vënë veten jashtë ligjit, sepse veprime të tilla janë të mundshme vetëm me autorizim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.