Pas përfundimit të forumit liderët e ekonomive kryesore të botës do të nënshkruajnë një deklaratë.

Vladimir Putin ka në axhendë disa takime, ndërsa rezultatet e samitit Presidenti rus do t’i shpalosë në një konferencë shtypi. Një ditë më parë pjesëmarrësit e forumit miratuan masat, të cilat duhet të ndihmojë në rritjen e ekonomisë. Më vonë, gjatë darkës u diskutua situata në Siri. Mbi këtë çështje pikëpamjet ishin të kundërta. Përafërsisht gjysma e pjesëmarrësve mbështetën marrjen e masave të shpejta përkatësisht përdorimit të forcës. Kundërshtarët e tyre besojnë se vetëm Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka të drejtë të vendosë për çështjen e ndërhyrjes ushtarake.