Bisedimet e Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse Sergei Lavrov me Walid Muallem "do të përqendrohen në shqyrtimin e plotë të të gjitha aspekteve të situatës së tanishme në Siri dhe përreth saj".

"Moska mbetet ende e bindur për nevojën e përfundimit të shpejtë të dhunës dhe vuajtjeve të popullatës civile në Siri nëpërmjet rrugëzgjidhjes politike dhe pa përpjekje të ndërhyrjes së jashtme ushtarake, duke anashkaluar Këshillin e Sigurimit të OKB-së", - theksohet në mesazhin e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme.