Sot, një përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut, i cili ndodhej në vendkalimin kufitar, kreu me sukses një bisedë telefonike provë me palën koreano-veriore.

Në mars Pheniani mbylli linjën telefonike të komunikimit, e cila përdorej për kalimin e sigurt të zonës së demilitarizuar nga biznesmenët koreano-jugorë që punojnë në kompleksin industrial Kaesong. Kompleksi është konsideruar si një simbol i pajtimit dhe bashkëpunimit të Phenianit dhe Seulit për 10 vjet.