"Italia ka qenë dhe do të mbetet një partner i privilegjuar për punën, përkundër disa vështirësive të përkohshme. Ne shohim një dinamikë pozitive, e cila ne, natyrisht, na gëzon pa masë", - tha Vladimir Putin.

Ai vuri në dukje se Italia mbetet ekonomia e katërt në botë në aspektin e qarkullimit tregtar me Rusinë. Sipas fjalëve të tij, qarkullimi tregtar rritet nga viti në vit. Pavarësisht nga vështirësitë në ekonominë globale, rritja rezulton në më shumë se 20% në vit.