Ai shpjegoi se liderët e të dy vendeve do të kenë mundësi të flasin me njëri-tjetrin, pasi ata do të jenë së bashku në takimet e samitit.

Është planifikuar që Obama të mbërrijë sot në Shën Petersburg në 13:50 sipas orës së Moskës, në një kohë, kur Putin do të jetë duke zhvilluar takime dypalëshe me liderët e Kinës, Japonisë, Italisë, ndërsa pastaj do të marrë pjesë në takimin e vendeve anëtare të BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut).