Mesazhi i Manning u botua të mërkurën në faqen e Internetit të mbështetësve të faljes së tij.

Informatori i WikiLeaks pranoi se ai filloi të dyshonte mbi drejtësinë e veprimeve amerikane në Irak dhe Afganistan, pasi filloi të shikonte rregullisht raportet ushtarake. Kjo ndodhi gjatë shërbimit të tij në Irak.

"Më vjen keq nëse veprimet e mia kanë dëmtuar dikë, ose i kanë shkaktuar dëme SHBA-së", - theksoi ai.