Sipas deklaratës së Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry, vendet arabe kanë premtuar mbulimin e kostove të operacionit ushtarak. Por ai nuk saktësoi se cilat vende do të ofrojnë paratë.

"Me gjithë respektin për vendet arabe që kanë ofruar të mbulojnë të gjitha shpenzimet, përgjigjja jonë është: "Sigurisht që po". Shumë prej këtyre vendeve kanë thënë se nëse SHBA-ja do të bëjë në Siri atë që ka bërë më parë në vende të tjera të varfëra, nuk do të ketë probleme për paratë. Mos kini më të voglin dyshim se këta sponsorë janë të përkushtuar në lidhje me planet tona", - deklaroi John Kerry.