"SHBA-ja nuk ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por shkatërrimin e frontit të rezistencës kundër Izraelit. Ne do ta mbështesim Sirinë deri në fund", - citojnë mediat iraniane fjalët e liderit ushtarak, i cili nuk saktësoi se në çfarë do të konsistojë saktësisht kjo përkrahje.

Më parë Teherani ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat e Perëndimit në lidhje me furnizimin në Damask të armëve.