"Një goditje mbi një qendër bërthamore që përdoret për qëllime paqësore në Siri në mënyrë të pashmangshme do të shkaktonte një humbje të përkohshme të kontrollit mbi sigurimin fizik të objekteve të saj, çka nga ana tjetër do të çonte në rënien e teknologjisë bërthamore në duart e organizatave terroriste", - tha ai.

Eksperti përmendi se në qendrën bërthamore siriane Deir Al-Hadjar në periferi të Damaskut është në gjendje pune një reaktor kompakt - një burim i neutroneve, i cili është një klon kinez i teknologjisë kanadeze, i ardhur nga Irani në Siri. Ai është nën masat mbrojtëse të ANEA (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike).