"Damasku do të kundërpërgjigjet jo vetëm ndaj Izraelit, por edhe ndaj vendeve fqinje - Jordania dhe Turqia, në qoftë se ato do të marrin pjesë në njëfarë mënyrë në operacionin amerikan", - tha Faisal al-Mikdad.

"Kur të fillojë lufta, askush nuk do të jetë në gjendje të kontrollojë situatën. Ne mendojmë se çdo sulm kundër Sirisë, padyshim do të rezultojë në kaos të të gjithë rajonit, dhe mbase edhe më tej", - vuri në dukje diplomati sirian.