Presidenti rus theksoi se aktualisht nuk ka asnjë informacion të saktë, madje edhe mbi atë çka ka ndodhur saktësisht në Siri, kështu që është e nevojshme që gjithçka të hetohet imtësisht. "Neve do të na bindë një hetim i thellë i bazuar mbi fakte i çështjes dhe provat evidente që do të dëshmonin qartë se kush ka përdorur dhe çfarë mjetesh janë përdorur. Pas kësaj, ne do të jemi gati për të vepruar në mënyrën më të vendosur dhe serioze", - deklaroi Putin.