Duke folur në transmetim të drejpërdrejtë në kanalin televiziv lokal, ai fajësoi për ndërprerjen e energjisë elektrike në 12 shtete "grupet e djathta fashiste", të cilat "drejtohen nga veriu".

Pothuajse gjysma e Venezuelës mbeti pa energji elektrike për shkak të aksidentit. Për shkak të ndërprerjes së punës së semaforëve në rrugët e kryeqytetit u krijua një trafik i dendur automjetesh. U ndërpre pjesërisht lëvizja e trenave në metro.