Sipas njoftimeve të forcave opozitare, si pasojë e këtij sulmi humbën jetën 28 persona, ndërsa 86 u shtruan në spital.

Rebelët gjithashtu deklaruan se ata janë informuar lidhur me një sulm të ri, i cili po planifikohet nga Bashar Al-Assad. Sipas informative të tyre, në vendin e sulmit të dyshuar me armë kimike tashmë janë dislokuar tre ekipe të trajnuara posaçërisht.