"Në mesin e terroristëve ka përfaqësues nga 83 vende, përfshirë këtu edhe nga Ukraina", - tha ai në një konferencë për shtyp ditën e mërkurë në Kiev, duke iu përgjigjur pyetjes nëse është apo jo i vërtetë informacioni lidhur me pjesëmarrjen në operacionet ushtarake në Siri të qytetarëve ukrainas, në veçanti, tatarëve të Krimesë.

Megjithatë, diplomati nuk mundi tënjoftojë me saktësi mbi numrin e këtyre personave. Mohamed Said Akil shpjegoi se persona të armatosur djegin trupat e të vdekurve, gjë kjo pas së cilës është shumë e vështirë të kryhen statistika të tilla.