Autoblinda do të prezantohet për herë të parë në kuadër të Panairit IX Ndërkombëtar të Armëve, Pajisjeve Ushtarake dhe Municioneve "Russia Arms EXPO", e cila do të hapet më 25 shtator në Nizhnij Tagill (qarku i Sverdllovskut).

Sipas deklaratës së përfaqësuesve të ndërmarrjes, gjatë konstruksionit të saj u mor në konsideratë përvoja e modelit të mëparshëm të autoblindës, e cila për fuqinë e saj gjatë hapjes së zjarrit u mbiquajt Terminator. Premiera do të zhvillohet në formën e një show me përdorimin e teknologjisë multimedia në qendrën e prezantimeve të ekspozitës.