Tërmeti preku Tokion dhe zonat në jug të kryeqytetit, duke përfshirë edhe prefekturën e Fukushimës. Megjithatë, centrali bërthamor "Fukushima-1" nuk pësoi asnjë dëm.

Si pasojë e tërmetit nuk u lëndua askush. Nuk ka kërcënim cunami.

Epiqendra e tërmetit ndodhej në një thellësi prej 400 km në Oqeanin Paqësor, rreth 580 km nga Tokio.