Fotografia, e cila tregon se me çfarë po merrej Senatori John McCain gjatë seancës, është botuar nga gazeta "The Washington Post".

Vetë John McCain e pranoi këtë fakt, duke shkruar në faqen e tij në Twitter: "Skandal! Më kapën duke luajtur në iPhone gjatë një seance në Senat, e cila zgjati më shumë se 3 orë - gjëja më e keqe është se unë humba".