Programi i garave në Soçi do të shndërrohet në një rekord në historinë e Lojrave Paralimpike Dimërore: për 9 ditë - nga 7 deri më16 mars - do të luhen 72 komplete medaljesh në 5 lloje sportesh, duke përfshirë këtu edhe snowboarding paralimpik, i cili do të prezantohet për herë të parë.

Në këto Lojra do të marrin pjesë 1.650 sportistë paralimpikë dhe anëtarë të ekipeve nga 45 vende të ndryshme të botës.