Mediat gjermane njoftuan se gjatë seancës së mbyllur të Bundestagut Kreu i BND-së raportoi mbi përgjimin e mesazheve të një përfaqësuesi të lartë të lëvizjes libaneze "Hezbollah", i cili është një aleat i regjimit të Bashar Al-Assad.

Në mesazh ka gjasa të jetë pranuar se gazi është përdorur nga forcat qeveritare. Kreu i BND-së njoftoi gjithashtu se nga dëshmitë, që zotëron shërbimi, rezulton se është përdorur konkretisht gazi nervoparalizues zarin.