Atletja 64-vjeçare notoi pa kafaz mbrojtës nga peshkaqenët. Notimi, i cili filloi të shtunën në mëngjes, zgjati rreth 53 orë. Gjatë rrugës Nayad u shoqërua nga pesë barka ndihmëse që e furnizonin atë me ushqim dhe ujë, si dhe mbikqyrnin gjendjen e saj.

Përshkimin me not të distancës nga Kuba në Florida Nayad e arriti në tentativën e pestë. Përpjekjen e parë ajo e bëri 35 vjet më parë, kur ajo ishte 28 vjeç.

Në vitin 1997 Ngushticën e Floridës mundi ta kalonte me not 22-vjeçarja Susie Maroney, por Nayad u bë gruaja e parë, e cila ia doli ta kalonte këtë ngushticë pa kafaz mbrojtës nga peshkaqenët.