Sipas ish-Zëvendës Shefit të Shtabit të Ushtrisë amerikane, Jack Keane, Obama u tha personalisht senatorëve republikanë, të cilët ishin të ftuar në Shtëpinë e Bardhë të hënën, se Uashingtoni planifikon t’u shkaktojë dëme të konsiderueshme trupave të Bashar Al-Assad, nëse Kongresi Amerikan do ta mbështesë operacionin ushtarak.

Sipas fjalëve të Jack Keane, qeveria amerikane gjithashtu planifikon të shtojë ndihmën e ofruar për disa grupe të rebelëve në Siri.