Mëngjesin e 3 shtatorit anija "Novoçerkassk" la portin Novorossijsk dhe u drejtua për në Bosfor. Në bordin e anijes ndodhet një njësi marinsash.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, në Detin Mesdhe tashmë bëjnë roje 24 orë anija e patrullimit "Neustrashimij" (russ. "Неустрашимый"), anija e madhe e desantit "Shabalin" (russ. "Шабалин"), "Admiral Nevelskoj" (russ. "Адмирал Невельской") dhe "Peresvet" (russ. "Пересвет").

Gjithashtu në përbërje të grupit do të përfshihen anije e madhe antinëndetëse "Admiral Panteleev" (russ. "Адмирал Пантелеев"), në të cilën do të vendoset selia e komandës së lidhjes të përhershme operative të Flotës Ushtarake Detare në Detin Mesdhe, si dhe kryqëzorët e raketave "Moskva" (russ. "Москва") dhe "Varjag" (russ. "Варяг").