"Tani "tweets" e mi janë në dispozicion në anglisht, frëngjisht, portugalisht dhe arabisht, për t’i treguar botës të vërtetën në lidhje me atdheun e Simon Bolivar dhe Hugo Chavez", - shkruante ditën e martë Nicolas Maduro në faqen e tij në Twitter.

"Ja ku janë llogaritë e mia: @maduro_en @maduro_fr @maduro_pt @maduro_ar! Dhe shumë shpejt do të shfaqen faqet në gjuhët kineze dhe ruse!" - shtoi ai.

Aktualisht llogaria kryesore e Presidentit të Venezuelës ka 1.3 milion abonentë.