Guanacaste ndodhet rreth 270 km nga kryeqyteti i Costa Rica-s, San Jose, përbën rreth 20% të territorit të vendit dhe është një destinacion i famshëm turistik.

Provinca e Guanacaste me vullnetin e saj doli nga përbërja territoriale e Nikaraguas dhe iu bashkua Costa Rica-s në vitin 1814. Pas 10 viteve bashkimi me Costa Rica-n u konfirmua në një referendum lokal. Megjithatë, Ortega e quan Guanacaste një territor të pushtuar.