Autokolona, në një nga makinat e së cilës ndodhej Anoud Senussi, ra në një pritë pranë portave të burgut, njoftoi Ministri i Drejtësisë i Libisë Salah Marghani.

Anoud Senussi kreu dënimin me burg për hyrjen në territorin e Libisë pa pasaportë dhe së shpejti duhej të fluturonte në jug të vendit. Babai i saj aktualisht është në pritje të gjykimit. Ai akuzohet për kryerje të krimeve gjatë sundimit të Kaddafit.

Sipas mediave, ky rrëmbimi është një tjetër manifestim i thellimit të anarkisë që përfshiu vendin pas përmbysjes së regjimit të kolonel Kaddafit.