"Në qoftë se Kongresi do ta hidhte poshtë një rezolutë të tillë (atë të sulmit ushtarak ndaj Sirisë), pasi Presidenti ka shprehur gatishmërinë e tij për të vepruar, pasojat do të ishin katastrofike", - u tha McCain gazetarëve pas takimit me Barack Obamën.

Senatori gjithashtu deklaroi se takimi i tij me Presidentin e kishte inkurajuar, por administrata presidenciale ka ende shumë punë për të bërë në mënyrë që të sigurojë miratimin e rezolutës nga kongresmenët.