Planifikohet ngrirja e terrenit nën reaktorin e dëmtuar për të ndaluar rrjedhjen e ujit të ndotur. Gjithashtu planifikohet të ndërtohet një sistem i ri pastrimi.

Reaktori në elektrostacionin atomik "Fukushima-1" u dëmtua gjatë tërmetit dhe cunamit në vitin 2011. Ditën e dielë u bë e ditur se niveli i rrezatimit në centralin bërthamor "Fukushima-1" është 18 herë më i lartë se sa mendohej më parë.

Kompania operatore e stacionit njoftoi se të paktën 300 ton ujë radioaktiv ka depertuar në tokë nga një prej rezervuarëve.