Kështu shkruan gazeta "The Jerusalem Post".

Sipas gazetës në fjalë, një kamion me dy palestinezë arriti të depërtojë në territorin e aeroportit. Oficerët e sigurimit e ndaluan makinën, duke hapur zjarr mbi të.

Dy personat që ndodheshin në kamion u arrestuan. Gjatë inspektimit të automjetit nuk u gjetën lëndë eksplozive.

"Pasi ne u bindëm se nuk ishte një akt terrorist, aeroporti iu rikthye ritmit normal të punës", - tha drejtori i aeroportit.

Incidenti rezultoi pa të lënduar.