Bëhet fjalë për radarët detarë me rrjetë të fazuar me rreze të largët veprimi të tipit "Asr".

"Ky radar, i projektuar dhe i prodhuar nga ekspertët e industrisë së mbrojtjes të Iranit, po kalon testimet dhe do të instalohet në disa luftanije", - deklaroi Admirali i kundërzbulimit, Ali Qolamzadeh.

Ministria e Mbrojtjes e Iranit planifikon të zhvillojnë lloje të ndryshme të sistemeve të radarëve me rreze veprimi nga 500-700 km deri në 1000-3000 km.