Ditën e hënë nga Egjipti u dëbuan 3 gazetarë të huaj të "Al Jazeera". Autoritetet deklaruan se ata nuk kishin akreditim gazetaresk.

Siç njofton korrespondentja e Radikompanisë "Zëri i Rusisë" në Egjipt, Natalia Gumenjuk, tani Qendra e shtypit në Kajro ka pezulluar lëshimin e akreditimeve për gazetarët, ndalohet importi në vend i pajisjeve për filmim.

Shumica e mediave të huaja punojnë në Egjipt pa akreditim, i cili u bë i detyrueshëm për të gjithë gazetarët e huaj që nga mesi i gushtit. Megjithatë, pengesa faktike për punën e gazetarëve nuk ka.

Sipas mendimit të vëzhguesve, pretendimet ndaj "Al Jazeera" janë selektive. Autoritetet e akuzojnë kanalin televiziv për mbështetjen e Presidentit të rrëzuar nga pushteti, Mohammed Mursi, si dhe për keqinterpretime. "Al Jazeera" ka njoftuar në mënyrë më aktive se të tjerët shpërndarjen e demonstratave, si dhe, në ndryshim nga televizioni egjiptian ka njoftuar mbi viktimat në radhët e "vëllezërve myslimanë".