Të dy vendet kërkojnë hetime dhe sqarime nga Uashingtoni.

Akuzat kundër Agjencisë së Sigurimit Kombëtar të SHBA-së (National Security Agency - NSA) për përgjimin e paligjshëm të krerëve të shteteve të Brazilit dhe Meksikës u bënë publike të dielën nga gazetari i "The Guardian" Glen Greenwald, i cili mbështetet në informatat e marra nga ish-agjenti i CIA-s në arrati Edward Snowden.

Autoritetet braziliane deklarojnë se në qoftë se këto informata janë të vërteta, atëherë veprimet e SHBA-së përbëjnë një shkelje të papranueshme të sovranitetit.