Siç njoftoi Zyra e Unionit të Transmetuesve Evropianë (EBU), konkursi do të mbahet në Kopenhagen në sallën e koncerteve "B&W Hallerne".

"Eurovizioni" do të zhvillohet në Kopenhagen tashmë për të tretën herë. Kryeqyteti danez ka pritur konkurruesit në vitin 1964 dhe 2001. Në vitin 2005 qyteti organizoi një shfaqje kushtuar 50-vjetorit të "Eurovision".

Finalja e konkursit do të mbahet më 10 maj të vitit 2014, gjysmëfinalet do të zhvillohen më 6 dhe 8 maj. Slogani i "Eurovision" në Danimarkë tingëllon kështu: "Bashkohu me ne" (ang. "Join Us").