Sipas njoftimeve të autoriteteve lokale, mbas një serie shpërthimesh pranë bazës ushtarake në provincën Nangarhar, të hënën në mëngjes, pasoi një shkëmbim i ashpër zjarri dhe helikopterët e NATO-s u ngritën në ajër. Në NATO deklaruan se prej sulmit në fjalë fatmirësisht nuk u lëndua asnjë shtetas i huaj.

Përfaqësuesi i "Taleban" ka konfirmuar se pikërisht Lëvizja qëndron pas sulmit mbi bazën ushtarake, në të cilën tani ndodhen më shumë se 60.000 ushtarakë amerikanë.