Qytetari belg 29-vjeçar me origjinë turke mbërriti në aeroportin "Ataturk" me makinë. Në territorin e aeroportit ai u përplas me disa makina dhe duke ndaluar filloi të bërtasë se makina e tij ishte e minuar dhe se sot do të jetë Dita e Gjykimit.

Gjatë arrestimit personi në fjalë u përpoq të bënte rezistencë. Në vendngjarje mbërritën automjete speciale dhe një makinë zjarrfikëse. Në makinë nuk u gjet asnjë bombë. Nuk pati evakuim të pasagjerëve nga aeroporti.