"Ne (Rusia dhe Kina) veprojmë në mënyrë parimore në të gjitha çështjet, duke përfshirë këtu edhe çështjen siriane, programin bërthamor iranian, problemin bërthamor të Gadishullit Korean, duke mbrojtur ekskluzivisht zgjidhjet e arritura nëpërmjet procesit negociator" - tha Sergei Lavrov.

Sipas fjalëve të Ministrit, Rusia dhe Kina "kundërshtojnë përpjekjet për t'iu kthyer gjuhës së ultimatumeve", duke dalë në favor të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në përputhje me Kartën e OKB-së.