Protestuesit e mbledhur pranë godinës së Kongresit u përpoqën të hedhin mbi të gurë dhe shishe me koktej Molotov, me qëllim ndërprerjen e seancës së hapur parlamentare.

Për shpërndarjen e pjesëmarrësve të këtij aksioni policia përdori gazin lotsjellës. U arrestuan disa persona.

Parlamentarët meksikanë së shpejti duhet të votojnë për aplikimin e inspektimeve të detyrueshme të kualifikimit të mësuesve. Autoritetet e quajnë këtë një masë të nevojshme për përmirësimin e standardeve arsimore.

Duke protestuar kundër iniciativës së autoriteteve në të gjithë vendin hynë në grevë mijëra mësues, duke anuluar në këtë mënyrë mësimdhënien.