Sipas të dhënave të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ), në ditët e ardhshme niveli i ujit mund të rritet deri në 8.40-8.90 metra. Në qytet po vazhdon ndërtimi i pendave (sfrateve) mbrojtëse.

Niveli i ujit në rajonin e Habarovskut, sipas të dhënave të përditësuara, të hënën në mëngjes ishte 7.97 m dhe ka tendencë për rritje të mëtejshme. Në njoftimet e MSJ thuhet se pritet rritja e nivelit të ujit deri në 8.0-8.3 m aty nga data 5 shtator. Është supozuar se pas kësaj date përmbytja do të fillojë të bjerë.