"Unë shpresoj shumë që ju të ndaloni rëniet mortore të daulles, të cilat paralajmërojnë fillimin e luftës në Siri", - thuhet në letrën e Presidentit të Venezuelës. Në të ai i kërkon me këmbëngulje Obamës "të ndalojë makinën e luftës, që tashmë është lansuar".

Sipas mendimit të Nicolas Maduro, Presidenti amerikan në rast të marrjes së vendimit për dhënien e goditjes mbi Siri do të përsërisë situatën e krijuar në Irak, Afganistan dhe Libi.