Bombat ndodheshin në thellësinë nga 60 deri në 70 metra rreth 30 kilometra larg gumës koralore. Edhe 2 bomba të tjera, të cilat nuk përmbajnë eksploziv, u vendos të mos ngrihen nga fundi i detit, pasi ato nuk përbëjnë ndonjë kërcënim.

4 bomba ishin hedhur nga sulmuesit amerikanë "AV-8B harrier" në fund të korrikut gjatë ushtrimeve amerikano-australiane. Avionët nuk mund t’i hidhnin bombat në poligon për arsye sigurie. Atëherë pilotët, të cilëve u ishte ndaluar të ktheheshin në kuvertë me armë, vendosën t’i hidhnin bombat në det.