Ministrat e jashtëm të Lidhjes së Shteteve Arabe zhvilluan të dielën një takim në Kajro për të diskutuar situatën e krijuar në Siri. Më parë, Lidhja Arabe tashmë ka akuzuar qeverinë e Sirisë për përdorim të armës kimike kundër qytetarëve të vendit të vet, por deri tani nuk ka bërë thirrje për ndërhyrje të jashtme ushtarake në konfliktin sirian.