Siert Bruins i lindur në Holandë, i cili mori më pas shtetësinë gjermane, është akuzuar për faktin se në vitin 1944 vrau njërin prej luftëtarëve të zënë rob të Lëvizjes së Rezistencës me katër të shtëna në shpinë. Vetë Bruins, i cili tani është 92 vjeç, ka pranuar se ishte i pranishëm gjatë ekzekutimit të tij, por konfirmon se ai vetë nuk ka qëlluar.

Gjykata në Hollandë më herët e ka njohur atë fajtor në mungesë, por Gjermania pat refuzuar ekstradimin e qytetarit të vet. Në qoftë tani se ai do të gjehet fajtor në Gjermani, atëhere Siert Bruins do të përballet me burgim të përjetshëm.

Siert Bruins tashmë është shpallur njëherë fajtor dhe ka qenë i dënuar me shtatë vjet burg për përfshirjen e tij në vrasjen e dy hebrenjve gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore.