Për këtë njoftoi Komandanti i Përgjithshëm i FUD, admirali Viktor Çirkov. Me sistemet e reja raketore do të pajiset, në radhë të parë, flotilja e Kaspikut. Do të vendosen ato edhe në Ishujt Kurile. Detaje të tjera në lidhje me furnizimin e kësaj teknike ushtarake deri më tani nuk ka.

Kompleksi "Bastion" ka për qëllim mbulimin e bregdetit me shtrirje deri në 600 km. Kompleti maksimal i municioneve të sistemit përbëhet nga 24 raketa "Jahont" (russ. "Яхонт"). Kompleksi "Ball" është i pajisur me raketa "H-35". Ai mund të godasë objektivat në një distancë prej 120 km ditën dhe natën dhe në kushte të pafavorshme të motit.