Për këtë njoftoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, në konferencën mujore për shtyp.

"Nëse përgjigja ndaj situatës së krizës në Siri do të jetë një operacion ushtarak, atëherë ai do të jetë i shkurtër dhe i kufizuar, dhe nuk do të nevojitet përdorimi i strukturës komanduese të NATO-s", - tha Anders Fogh Rasmussen.

Sipas fjalëve të tij, Aleanca tashmë po luan rolin e saj si një platformë për konsultime dhe do të sigurojë komplekset raketore "Patriot" për mundësimin e mbrojtjes së Turqisë.

"Unë nuk shoh ndonjë rol tjetër për Aleancën. Vende të veçanta anëtare të NATO-s mund të ndërmarrin veprime të pavarura", - përfundoi Anders Fogh Rasmussen.