Tani për tani përpara këtij grupi luftanijesh nuk është shtruar detyra për daljen nga Deti Mesdhe drejtpërsëdrejti në bregdetin sirian. "Në këtë rast fjalë bëhet për mobilizimin e forcave dhe mjeteve në rajon", - tha zëdhënësi i Pentagonit.

Më 31 gusht anija e madhe e desantit e Forcava Ushtarake Detare të SHBA-së "San Antonio" me marinsat amerikanë në bord mbërriti në pjesën lindore të Detit Mesdhe. Përveç kësaj, atje tashmë ndodhen pesë shkatërrues amerikanë, kurse në zonën e Gjirit Persik do të mbetet aeroplanmbajtësja "Harry S. Truman".