"Do t’i ndihmojmë të gjithë të rikonstruktojnë banesat e veta, diku do t'i meremetojmë, ndërsa në vende të tjera do t’i ngremë nga e para. Të ardhurat për këtë do të caktohen nga buxheti federal", - tha ai.

Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e mëdha dhe të vazhdueshme të shiut kanë përfshirë territore të gjera në Lindjen e Largët që nga fundi i korrikut. Niveli i lumit Amur në Habarovsk, sipas të dhënave të fundit, po vazhdon te rritet.