Revista "Time" thekson se "dritarja" për fillimin e sulmit ushtarak hapet pas largimit të inspektorëve të OKB-së për armët kimike nga Siria të shtunën dhe mbyllet me fluturimin e Obamës drejt Suedisë dhe në samitin e "G-20" në Shën Petersburg të martën në mbrëmje.

Sipas revistës "Foreign Policy" do të bombardohen së paku 35 objektiva me raketa kruz të bazimit detar.

Botimi "The Washington Post" shkruan se operacioni ka të ngjarë të zgjasë nga 24 deri në 48 orë.